Sport

Georgina, e tërbuar me gazetën iraniane që i “zhduku” kurbat e saj fizike… (foto)

Kurbat fizike të partneres së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodríguez, u censuruan dhe u “zhdukën” nga një gazetë e regjimit iranian.

17 Shkurt 2024, 12:00 Nga DOSJA

Georgina, e tërbuar me gazetën iraniane që i “zhduku”

ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez është fotografuar me familjen, foto e postuar nga Cristiano Ronaldo me rastin e ditëlindjes së tij të 39-të.

30-vjeçarja ka veshur një fustan të zi të montuar, i cili përqafon figurën e saj. Fotoja shumë shpejt filloi të qarkullonte në agjenci të ndryshme lajmesh, përfshirë gazetën iraniane, “Hamshahri”.

Megjithatë, në vend që ta postonin foton në tërësi, ata e modifikuan foton në mënyrë që kthesat e lakuara të trupit të partneres së yllit portugez të mos duken. Photoshopi i përdorur e shtrembëroi imazhin e saj, gjë që e zemëroi Georginën.

Një person i afërt me partneren e sulmuesit 39-vjeçar të Al Nassr, tha se ajo është shumë e mërzitur. “Ajo punon shumë për trupin e saj dhe është shumë krenare për kthesat e saj”, ka thënë ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Shkurt 2024, 09:00

Dëmtohet Alisson dhe humb Brendford…

ANGLI - Goditje e rëndë për Liverpoolin, e para në Premier League. Alisson, portieri brazilian është dëmtuar gjatë st&...