Sport

VIDEO / Arsenali rifutet fuqishëm në garën për titull!

Triumf spektakolar 0-5 në transfertën ndaj Burnleyt, duke ruajtur hapin e “The reds” që kryesojnë me 57 pikë, të ndjekur pikërisht nga “Topçinjtë” me 55 pikë.

17 Shkurt 2024, 21:01 Nga DOSJA
VIDEO / Arsenali rifutet fuqishëm në garën për titull!

ANGLI - Arsenali i përgjigjet Liverpoolit me një triumf spektakolar 0-5 në transfertën ndaj Burnleyt, duke ruajtur hapin e “The reds” që kryesojnë me 57 pikë, të ndjekur pikërisht nga “Topçinjtë” me 55 pikë.

Skuadra e Mikel Artetës e nisi vrullshëm ndeshjen dhe që në minutën e katërt gjeti golin e avantazhit me anë të kapitenit Odegaard, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Bukayo Saka që ekzekutoi saktë një penallti, duke dyfishuar shifrat.

Edhe pjesa e dytë foli për londinezët, që shënuan edhe tre herë të tjera me anë të Saka, Trossard e Havertz, duke marrë një fitore bindëse, e katërta radhazi për skuadrën e Artetës, që synon të kthehet te titulli kampion i munguar prej shumë vitesh.

Wolves duket se ia ka marrë dorën Londrës, teksa pak ditë pas triumfit ndaj Chelsea-t, këtë herë ka mposhtur edhe Tottenhamin me rezultatin 1-2. Joao Gomes shënoi dy herë për “ujqërit” e drejtuar nga Gary O’Neal, ndërsa për vendasit shënoi Kulusevski për barazimin e përkohshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll