Sport

VIDEO/ Vllaznia thyen “tabunë” Egnatia, gëzon ditëlindjen me fitore…

Vllaznia triumfon 2-1 ndaj Egnatias dhe i bashkohet Partizanit në podium në kuotën e 40 pikëve

17 Shkurt 2024, 20:35 Nga DOSJA

VIDEO/ Vllaznia thyen “tabunë” Egnatia, gëzon

SHKODER - Kuqeblutë e Vllaznisë e bënë edhe më të bukur 105-vjetorin e lindjes, përvjetor që e festuan një ditë më parë, teksa këtë të shtunë ia dolën të mposhtin me rezultatin 2-1 Egnatian kryesuese.

Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani e nisi vrullshëm ndeshjen dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 3-të me anë të bekim Balajt, që u gjet në vendin e duhur për të devijuar në rrjetë një pasim të ardhur nga krahu i djathtë i sulmit.

Egnatia riktheu baraspeshën në minutën e 27-të, me mbrojtësin e majtë Edison Ndreca, që shënoi një gol spektakolar me një goditje potente, duke dërguar sferën në cepin e portës së Qarrit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 54-t shkodranët gjetën edhe golin e dytë me një goditje perfekte të Ildi Grudës, teksa më pas menaxhuan mirë lojën, duke marrë një tre pikësh me mjaft rëndësi.

Shkodranët nuk mposhteshin që prej 2 dhjetorit i vitit, pikërisht ndaj Egnatias në Rrogozhinë, teksa kompletuan kështu plot një fazë perfekte, me 7 fitore dhe dy barazime, që i kanë ngjitur në kuotën e 40 pikëve, -8 nga Egnatia kryesuese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll