Sport

Laçi dhe Dinamo ndajnë pikët, Skënderbeu i pa mëshirshëm, tris golash ndaj Erzenit...

Sfida në Kurbin u mbyll në barazim 1-1, me Laçin që zbret në vendin e 7-të me 29 pikë, ndërkohë që Dinamo humb mundësinë për të barazuar Tiranën e vendit të katërt dhe mbetet e pesta me 32 pikë. Skënderbeu fitoi 3-0.

17 Shkurt 2024, 20:18 Nga DOSJA

Laçi dhe Dinamo ndajnë pikët, Skënderbeu i pa

TIRANE - Në kuadër të javës së 24-t të Abissnet Superiores,  Laçi dhe Dinamo ndajnë pikët, pas një barazimi me rezultatin 1-1. Të dyja skuadrat shënuan një herë në secilën pjesë, me dinamovitët që kaluan të parët në avantazh. Ekipi i Dritan Mehmetit mori kryesimin në minutën e 29-të, falë një super goli të realizuar nga Dennison Silva, që goditi shkëlqyeshëm brenda zonës dhe nuk i la asnjë mundësi portierit Dajsinani.

Kurbinasit e Mirel Josës zhvilluan një lojë shumë të mirë, me raste të shumta shënimi dhe dominim në mbajtjen e topit. Tentativat e shumta të Laçit u shpërblyen në minutën e 71-të, kur Klinti Qato realizoi një gol ndoshta më spektakolar nga distanca me një goditje të fortë me të djathtën. Edmir Sali i shtangur dhe në Laç të entuziazmuar për këtë gol barazimi që mund të konsiderohet edhe si një nga më të bukurit e këtij sezoni.

Në të 88-tën, Dennison pati sërish mundësinë për të kaluar Dinamon në avantazh, por u ndal shkëlqyeshëm nga Dajsinani. Sfida u mbyll në barazim 1-1, me Laçin që zbret në vendin e 7-të me 29 pikë, ndërkohë që Dinamo humb mundësinë për të barazuar Tiranën e vendit të katërt dhe mbetet e pesta me 32 pikë.

Laçi dhe Dinamo ndajnë pikët, Skënderbeu i pa

Në sfidën tjetër, që u zhvillua në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, Skënderbeu mundi pastër 3-0 Erzenin në transfertë. Golat për ekipin korçar u shënuan nga Ahanonu që realizoi që në minutën e 3-të. Më pas Nikaj, katër minuta më vonë, Nikaj nga pika e bardhë e penalltisë, dyfishoi epërsinë në 2-0, për të fiksuar fitoren 3-0 në minutën e 76-të. Duhet përmendur fakti, që në pjesën e parë, Kahrimanovic nga gaboi në ekzekutimin e një penalltie, e cila mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Pas javës së 24-t, Skënderbeu me 31 pikë renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Erzeni me 23 pikë, pozicionohet në vendin e nëntë.

Laçi dhe Dinamo ndajnë pikët, Skënderbeu i pa

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Shkurt 2024, 09:00

Dëmtohet Alisson dhe humb Brendford…

ANGLI - Goditje e rëndë për Liverpoolin, e para në Premier League. Alisson, portieri brazilian është dëmtuar gjatë st&...