Sport

Klopp vlerëson dhe 'sponsorizon' Xabi Alonson e Leverkusenit: “E pabesueshme!”

Trajneri i Liverpool vlerëson performancën e spanjollit, duke u sugjeruar klubit të tij se ai duhet të jetë zëvendësuesi i tij.

17 Shkurt 2024, 11:30 Nga DOSJA

Klopp vlerëson dhe 'sponsorizon' Xabi Alonson e Leverkusenit:

ANGLI - Jurgen Klopp largohet nga Liverpool në fund të sezonit, por duket se po i sugjeron klubit se kush duhet të jetë zëvendësuesi i tij në skuadrën angleze. Trajneri analizoi dhe vlerësoi punën e Xabi Alonso te Bayer Leverkusen:

“Ka bërë një punë të pabesueshme. Futbolli që luan skuadra e tij, transferimet që ka bërë, kanë qenë absolutisht të jashtëzakonshme. Kam luajtur shumë në Bundesligë, por kjo është mjaft mbresëlënëse. Jo vetëm pikët, por mënyra sesi luajnë”,- ka nisur duke thënë trajneri gjerman.

“Për kohën që u desh, ai vuri vulën e tij në ekip. Askush nuk e di nëse kjo është gjithmonë mënyra se si ai dëshiron të luajë, apo nëse kjo është mënyra se si luan në mënyrë specifike. Xabi nuk ka qenë aq gjatë në këtë punë për të thënë diçka, por padyshim, si trajner, ai është i jashtëzakonshëm. Kjo është e qartë”,- shtoi ai.

Skuadra e spanjolit mundi së fundmi Bayernin (3-0), rivalin e tyre në luftën për Bundesligën, në një ndeshje ku nuk kishte argumente se kush ishte më i mirë në fushë: “Leverkusen ishte padyshim skuadra më e mirë në lojë dhe kjo është e rrallë. Për të qenë i sinqertë, kur mundëm Bayernin në Dortmund, ishte pak... shumë punë e mirë në mbrojtje, kundërsulme dhe kapje e momentit. 

Klopp vlerëson dhe 'sponsorizon' Xabi Alonson e Leverkusenit:

Sidomos në fillim, bëhej fjalë për mbrojtje më të mirë dhe përpjekje për të qenë të guximshëm në momente të caktuara, por Leverkusen ishte në fakt më i mirë. Kjo ishte ndoshta surpriza e vërtetë, duke pasur parasysh kohën e shkurtër që ai ishte atje dhe ishte një ekip i ri. Ai bëri disa nënshkrime të shkëlqyera, pikërisht atë që u duhej, dhe kjo është punë shembullore”,- shpjegoi ish-trajneri i Mainz dhe Dortmund.

Përveçse në vendin e parë në kampionat, ata janë edhe në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe në 1/16 e Europa League, ashtu si Liverpooli: “Leverkusen ka një mundësi shumë të mirë për të fituar kupën. Natyrisht kur shikon skuadrat në Europa League, Leverkusen është një nga favoritët edhe kështu që ky mund të jetë sezoni... i çmendur i klubit”,- tha Klopp.

Xabi Alonso po kërkohet shumë nga klubet më të mira në botë, por janë dy që duket se kanë shanset më të mira për ta nënshkruar në fund të sezonit, për shkak të lidhjes që kishte si lojtar: Bayern dhe Liverpool.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Shkurt 2024, 09:00

Dëmtohet Alisson dhe humb Brendford…

ANGLI - Goditje e rëndë për Liverpoolin, e para në Premier League. Alisson, portieri brazilian është dëmtuar gjatë st&...