Sport

Mesfushori i Newell's i 'dashuruar' pas Messit: "Endërra që u bë realitet”...

Franco Díaz luajti kundër Messit në duelin mes Newell's Old Boys dhe Inter Miami dhe nuk e fshehu lumturinë dhe emocionin e tij.

17 Shkurt 2024, 11:00 Nga DOSJA

Mesfushori i Newell's i 'dashuruar' pas Messit:

SHBA - Franco Díaz i është ‘dashuruar’ pas Messit dhe këtë e ka shprehur pas ndeshjes mes Newell's Old Boys dhe Inter Miami, e cila përfundoi në barazim. Mesfushori 23-vjeçar argjentinas ka pasur mundësinë të bëjë një foto me sulmuesin, madje ka përfunduar edhe me fanelën e Messit.

“U afrova dhe i thashë se e doja shumë, se po përmbushja një ëndërr. Për mua Messi do të thotë shumë. Gruaja ime e di këtë. Djali im do të quhet Lionel”,- tha ai duke folur për DSports Radio.

Më pas, në rrjetet sociale, Franco Díaz reagoi sërish për takimin me Messin: “Shembull i qartë se ëndrrat bëhen realitet. Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ndjej. Në këto vite ka pasur shumë më tepër gëzime sesa trishtim, por unë kam qenë gjithmonë në anën e duhur. Të dua, Lionel Andrés.” 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Franco Diaz (@franquito_diaz5)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Shkurt 2024, 09:00

Dëmtohet Alisson dhe humb Brendford…

ANGLI - Goditje e rëndë për Liverpoolin, e para në Premier League. Alisson, portieri brazilian është dëmtuar gjatë st&...