Sport

Luis Suarez: “Inter Miami është klubi i fundit i karrierës sime”

Sulmuesi 37-vjeçar uruguajan tashmë po mendon për lamtumirën…

17 Shkurt 2024, 10:00 Nga DOSJA

Luis Suarez: “Inter Miami është klubi i fundit i karrierës

SHBA - Luis Suarez, 37 vjeç, ishte në mikrofonat e radios 'Del Sol FM' dhe i dha fund spekulimeve. Uruguajani nga Inter Miami deklaroi qartë se klubi i Amerikës së Veriut do të jetë klubi i fundit që do të përfaqësojë përpara se t'i japë fund karrierës së tij.

"Inter Miami është klubi i fundit i karrierës sime. Familja ime tashmë e di. Nuk e di ende datën, por është hapi i fundit. Jam gati për sfidën time të fundit, duhet të mendoj të kem një cilësi jete më pas”,- përmblodhi ai.

"Unë flas për këtë dhe dua të qaj, sepse kështu jam. Por duhet të përgatitem. Mbaj mend që një futbollist i vjetër më tha se një lojtar nuk është kurrë gati të mbyllë karrierën e tij", përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Shkurt 2024, 09:00

Dëmtohet Alisson dhe humb Brendford…

ANGLI - Goditje e rëndë për Liverpoolin, e para në Premier League. Alisson, portieri brazilian është dëmtuar gjatë st&...