Politike

Greqia pengesë për integrimin, Rama: Ata më ndjekin kudo, nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë

Rama u pyet nëse Greqia do të jetë pengesë për integrimin e Shqipërisë dhe tha se nuk kishte ardhur në Mynih për të shqetësuar miqtë e tij grekë.

17 Shkurt 2024, 19:08 Nga M.B
Greqia pengesë për integrimin, Rama: Ata më ndjekin kudo, nuk
Edi Rama

MYNIH- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka folur në një panel të hapur edhe lidhur me pengesën e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Rama u pyet nëse Greqia do të jetë pengesë për integrimin e Shqipërisë dhe tha se nuk kishte ardhur në Mynih për të shqetësuar miqtë e tij grekë.

Ai shtoi se ata e ndjekin kudo dhe duan ta shohin, t'i dëgjojnë tonin e zërit kur thotë diçka për jo.

“Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata ndjekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka për jo. Ne e duam Greqinë. Në asnjë mënyrë nuk na hidhni në konflikt me Greqinë. Nuk thashë kafe greke, thashë kafe turke. Kur thashë kafe turke, thashë sepse ka turq në Gjermani”, tha Rama.

edi rama mynih

Sondazh

Poll