Politike

VIDEO/ Morina në Public Square: Dialogu pengesë për integrimin në BE , partnerët fatkeqësisht kanë ndryshuar qasje në raport me Serbinë

Disa nga temat më të rëndësishme në të cilën u ndalen gjatë bisedës së tyre Bushati dhe Morina kishin të bënin me sfidat, arritjet dhe vështirësitë që ka kaluar Kosova dhe populli i saj por edhe bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me aleatët tanë strategjikë.

17 Shkurt 2024, 17:22 Nga N.F
 
VIDEO/ Morina në Public Square: Dialogu pengesë për integrimin
Engjellueshe Morina dhe Ditmir Bushati


TIRANË- Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës në Podcastin e tij Publik Square, Ditmir Bushati bisedon me Engjellueshe Morina, politologe në ECFR (European Council on Foreign Relations). Disa nga temat më të rëndësishme në të cilën u ndalen gjatë bisedës së tyre Bushati dhe Morina kishin të bënin me sfidat, arritjet dhe vështirësitë që ka kaluar Kosova dhe populli i saj por edhe bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me aleatët tanë strategjikë.


Duke folur për rrugëtimin e Kosovës në këto 16 vite, Bushati dhe Morina ndanë mendimin se janë bërë shumë përparime, por ka ende probleme të shumta. Sipas ish-ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme nga momenti i nisjes së dialogut nuk kemi një raport të drejtë ndërmjet numrit të njohjeve dhe procesit të dialogut. Politologia shton se dialogu me Serbinë është një pengesë për integrimin e Kosovës në BE, pasi vendet e unionit që ende nuk e njohin shtetin e Kosovës, presin të ketë një marrëveshje. Të dy bashkëbiseduesit u ndalen edhe tek zhvillimet ndërkombëtare në fushën e sigurisë të cilat janë reflektuar vecanërisht në marrëdhënie me Serbinë në kurriz të Kosovës.

“Personalisht kam menduar se pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë së Vladimir Putinit, më 24 shkurt 2022, BE-ja do ndryshonte qasje në mënyrë radikale edhe ndaj Ballkanit Perëndimor. Pra, do mbyllte konfliktet ende të papërfunduara ose çështjet e shtetësisë në mënyrë që t’i rezistonte agresionit në lindje të kontinentit. Kjo tezë ra, pavarësisht se të gjithë mendonim se po jetonim një realitet të ri, sepse BE-ja u përqëndrua në lindje të kontinentit, duke mbështetur disi status-quo në rajonin tone”, tha Bushati.


Ndërsa Morina thotë se në situatën gjeopolitike në të cilën gjendet Europa, Lindja e Mesme, pyetja do duhet të jetë se sa vëmendje merr Kosova në një të ardhme të afërt, nëse problem i sigurisë nuk adresohet dhe në fakt përkeqësohet dhe më tutje? Unë, vijon ajo, nuk e kisha përjashtuar.
Sa i përket marrëdhënieve me aleatët strategjikë, Morina thekson se fatkeqësisht qasja e tyre në raport me Serbinë ka ndryshuar, duke e parë këtë të fundit si një shtet i rëndësisë strategjike në Ballkanin Perëndimor dhe si një shtet partner që kishte me reduktu influencën e Rusisë në Ballkan, premisa këto që sipas politologes janë shumë gabim.


Sipas saj, qeveria Kurti ka një vizion ndryshe nga qeveritë e mëparshme, duke qenë më këmbëngulëse për të drejtat që pretendon, duke i bërë ballë presioneve. Morina shtoi se Kosova shënon rritje pozitive në disa raporte sidomos në normat e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe po ashtu ka rritje ekonomike, por “jo aq sa duhet që Kosova të ecë përpara”.

 

engjellueshe morina ditmir bushati kosova

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2024, 11:04 I.A

Rama uron Kosovën: Gëzuar Pavarësinë

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uroruar Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë ditën e sotme. Me anë të...