Politike

"Përçarja nuk është rruga e duhur," Bardhi: Sa herë jemi bashkuar kemi treguar se e mundim të keqen

Sa herë jemi bashkuar kemi treguar se e mundim të keqen.

17 Shkurt 2024, 18:41 Nga N.F
"Përçarja nuk është rruga e duhur," Bardhi: Sa
Gazment Bardhi

ELBASAN- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ditën e sotme ka zhvilluar takime në Elbasan. Gjatë fjalës së tij Bardhi është shprehur se përçarja nuk është rruga e duhur. Ai më tej shtoi se 20 shkurti është dita ku shqiptarët do të japin mesazhin se e duan këtë vend.


Reagimi i plotë:

Besimplotë dhe i inkurajuar nga takimi me demokratët e Elbasanit. Ka një pjesë të vogël prej nesh që mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rrugë e duhur! Nuk do të duhet ti flasim as me mllef e as me inat, miqve e shokëve që kemi bërë beteja me ta.

Kemi një detyrë! Ti ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur. Ti ndërgjegjësojmë të jenë krah nesh, përballë Edi Ramës. 20 Shkurti është dita ku shqiptarët do të japin mesazhin se e duan këtë vend. Mbetet detyrë e jona të luftojmë dhe të jemi në pritshmëritë që shqiptarët kan për Partinë Demokratike. Sa herë jemi bashkuar kemi treguar se e mundim të keqen. Të bëhemi bashkë ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë. Të nisim një rrugëtim për një Shqipëri pa krim dhe korrupsion, për një qeveri të qytetarëve!

bardhi pd

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2024, 11:04 I.A

Rama uron Kosovën: Gëzuar Pavarësinë

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uroruar Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë ditën e sotme. Me anë të...