Politike

Federata e Opozitës së Bashkuar, Meta: Unë firmosa, nuk pashë se kush ka firmosur tjetër

I pyetur se përse nuk është bashkuar Lulzim Basha në marrëveshje, ka theksuar se nuk i ka parë fare se kush ka firmosur tjetër. 

17 Shkurt 2024, 11:58 Nga I.A
Federata e Opozitës së Bashkuar, Meta: Unë firmosa, nuk
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar krijimin e Federatës së Bashkuar të Opozitës ditën e djeshme. Meta në një deklaratë për mediat, ka theksuar se ai ka firmosur marrëveshjen, që sipas tij është parimore. I pyetur se përse nuk është bashkuar Lulzim Basha në marrëveshje, ka theksuar se nuk i ka parë fare se kush ka firmosur tjetër. 

“Së pari mua më është propozuar një dokument si kreu i PL nga ana e PD, dhe ai dokument që është bërë publik, besoj se është shumë parimor dhe është në përputhje të plotë me objektivat e PL. Nuk kam parë fare se kush e ka firmosur këtë dokument. E kam firmosur sikurse do firmosja gjithçka pozitive që i shërben përpjekjeve të përbashkëta për të rikthyer vendin në shinat kushtetuese dhe për një demokraci funksionale”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2024, 11:04 I.A

Rama uron Kosovën: Gëzuar Pavarësinë

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uroruar Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë ditën e sotme. Me anë të...