Politike

Rama nga Mynihu: Shpresoj që të jemi të shkëputur nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në BE

Rama tha se herën e fundit, Shqipëria u bllokua për shkak të mosmarrveshjeve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

17 Shkurt 2024, 19:05 Nga M.B

 

Rama nga Mynihu: Shpresoj që të jemi të shkëputur nga
Edi Rama

MYNIH- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka thënë në një panel të hapur se shpreson që Shqipëria të jetë e shkëputur nga Maqedonia e Veriut, në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Rama tha se herën e fundit, Shqipëria u bllokua për shkak të mosmarrveshjeve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

“Shpresoj që të jemi tashmë të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, sepse herën e fundit që ishim në çift, nuk na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër, për shkak të një situate që nuk lidhej me Shqipërinë, por me një vend tjetër, Bullgarinë. Duke qenë se i kemi zhvilluar konferencat ndërqeveritare, mendoj se jemi tanimë çift apo bashkë dhe pastaj zierja e këtij uji me këtë mase kafeje, është fakti që situata në Maqedoninë e Veriut, është rezultat i Bashkimit Evropian, që nuk është në gjendje të japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve, çka nënkupton vendet anëtare të përdorin vendin e tyre në tryezën e Bashkimit Evropian, si një levë kundër fqinjëve. Pasojat ndihen vetë në këto vende. Kjo është flaka që ndez më shumë nacionalizmin”, tha Rama.

edi rama mynih

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2024, 11:04 I.A

Rama uron Kosovën: Gëzuar Pavarësinë

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uroruar Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë ditën e sotme. Me anë të...