Politike

"Një komb me dy ditëlindje lirie," Berisha për pavarësinë e Kosovës: Një ndjenjë krenarie ka sot çdo demokrat sepse PD ka si yll polar çështjen kombëtare

Ai shtoi se çdo demokrat sot ka një ndjenjë krenarie pasi PD -ja u themelua në dhjetor të vitit 1990 si parti që shpalli yll polar çështjen kombëtare. 

17 Shkurt 2024, 18:56 Nga N.F
"Një komb me dy ditëlindje lirie," Berisha për
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështësve të tij ka folur në lidhje me 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Berisha u shpreh se jemi një komb me dy ditëlindje.  Ai shtoi se çdo demokrat sot ka një ndjenjë krenarie pasi PD -ja u themelua në dhjetor të vitit 1990 si parti që shpalli yll polar çështjen kombëtare. 

Fjala e plotë: 

Është dita, e cila bëri të lirë pas shekuj e shekujsh kombin shqiptar. Ne jemi komb me dy ditëlindje lirie. Ne jemi komb me dy data pavarësie. 28 nëntori i 1912-ës, pavarësia e Shqipërisë, pa të cilën nuk do kishte shtet shqiptar, nuk do kishte Kosovë të pavarur. Përveç kësaj, ne kemi 17 shkurtin e vitit 2008, ditëlindjen tjetër të lirisë kombëtare, pavarësinë e Kosovës, pa të cilën shqiptarët nuk do të ishin një komb i lirë, nuk do gëzonin liri kombëtare.


Ndaj dhe sot le të shprehim ne krenarinë e madhe, mirënjohjen e pakufishme ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, burrit mendjendritur të kombit, Gandit të Ballkanit dhe Europës, presidentit Ibrahim Rugova. Le të shprehim ne nderimin më të madh ndaj komandantit legjendar, Adem Jashari. Luftëtarëve të lirisë të UÇK, që me guximin epik, bënë luftën më të ndritur në historinë e shqiptarëve për liri dhe dinjitet nga kohërat e Skënderbeut.


Mirënjohje të pakufishme Aleancës së Atlantikut të Veriut, partnerëve tanë, presidentit Bill Klindon dhe Xhorxh Bush, për rolin e tyre përcaktues në pavarësinë e Kosovës. Por miqtë e mi, një ndjenjë krenarie ka sot çdo demokrat, sepse kjo parti u themelua në dhjetor të vitit 1990, si parti që shpalli yll polar, çështjen kombëtare. Shpalli yll polar çështjen kombëtare, të tradhtuar për 50 vite nga Partia Komuniste shqiptare, seksion i Partisë Komuniste jugosllave. Shpalli yll polar çështjen kombëtare, në një kohë kur shqiptarët në vendet përreth mbijetonin si qeniet më të shtypura në Europë. Por ne nuk mund të ishim parti e vërtetë e shqiptarëve, në qoftë se nuk shpallnim kauzën e drejtë për liri dhe dinjitet të shqiptarëve si kauzë kryesore të programit tonë.

Miqtë e mi, forca e vetme ishin idealet tona. Forca e vetme në atë kohë ishte besimi te të vërtetat shqiptare. PD u shndërrua në mbështetje kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me ardhjen e saj në pushtet, Shqipëria u shndërrua në promotor kryesor të çështjes së shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo. Qeveria e Kosovës, pushteti paralel i saj, presidenti Ibrahim Rugova por edhe aradhet që nisën luftën çlirimtare, Adem Jashari dhe luftëtarët e tjerë të lirisë, patën Shqipërinë mbështetjen më kryesore të tyre.

berisha pd kosova

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2024, 11:04 I.A

Rama uron Kosovën: Gëzuar Pavarësinë

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uroruar Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë ditën e sotme. Me anë të...