Bota

Pavarësia e Kosovës/ Osmani: Në këto kohë sfiduese për Evropën dhe botën, vetëm bashkë mund t’ia dalim përballë sfidave

Osmani ka falënderuar NATO-n dhe Perëndimin që i dalën zot Kosovës dhe ndalë gjenocidin serb mbi popullatën.

17 Shkurt 2024, 17:56 Nga M.B
Pavarësia e Kosovës/ Osmani: Në këto kohë sfiduese
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në pritjen e organizuar me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë, në fjalën e saj para të ftuarve, ka folur për rrugëtimin e gjatë të Kosovës drejt lirisë. Osmani ka falënderuar NATO-n dhe Perëndimin që i dalën zot Kosovës dhe ndalë gjenocidin serb mbi popullatën.

Osmani ka theksuar se Kosova e meriton vendin e saj në gjirin e botës euro-atlantike.

“Po aq sa ishin aleatët të rëndësishëm aleatët kur ne përmbushëm ëndrrën për liri e shtet, po kaq të rëndësishëm janë edhe sot derisa angazhohemi e punojmë për ta mbrojtur lirinë, shtetin e të ardhmen tonë. Në këto kohë sfiduese për Evropën dhe botën, vetëm bashkë mund t’iu dalim në ballë të gjitha sfidave...Themelet e Kosovës qëndrojnë mbi përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës. Kemi punuar të ndërtojmë institucione që reflektojnë këto vlera”, tha Osmani.

pavaresia e kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll