Bota

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut në Mynih: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, me interes ekonomik

Osmani tha se në këto zgjedhje qytetarët e Maqedonisë së Veriut, do të vendosin për Evropën apo Rusinë.

17 Shkurt 2024, 17:42 Nga M.B
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut në
Bujar Osmani

MYNIH- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë. Osmani tha se në këto zgjedhje qytetarët e Maqedonisë së Veriut, do të vendosin për Evropën apo Rusinë. 

Ministri rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e proceseve të reformave, si dhe zbatimin e parimit qasje graduale që duhet të bazohet në merita.

”Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndjeshme ndaj ndikimeve hibride, nga vendet e treta që minojnë stabilitetin e rajonit, si dhe përpjekjet për të ndërtuar një rrugë të qartë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Mbështetja nga SHBA dhe BE është kyçe për tejkalimin e sfidave me të cilat përballemi. Zgjerimi i ardhshëm i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është me interes të rëndësishëm ekonomik dhe të sigurisë si për rajonin ashtu edhe për Unionin. Koncepti. Më shumë integrim para anëtarësimit të plotë” është plotësues i Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, ku përveç përmirësimit të proceseve demokratike, situatës ekonomike dhe të sigurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të kontribuonte edhe në avancimin e qëndrueshmërisë dhe ballafaqimin ndaj sfidave të përbashkëta”, tha Osmani.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në fokus të bisedimeve dyditore janë lufta në Ukrainë dhe në Gazë.

bujar osmani mynih

Sondazh

Poll