Art&Argëtim

Dorë për dore dhe të buzëqeshur, pamje nga takimi romantik i Dua Lipës dhe Callum Turner

Këngëtarja 28-vjeçare, shkëlqeu teksa u largua nga produksioni i ‘The Motive And The Cue’ dorë për dore me aktorin.

17 Shkurt 2024, 16:00 Nga S.B
Dorë për dore dhe të buzëqeshur, pamje nga takimi romantik i
Callum Turner dhe Dua Lipa

LONDËR- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Callum Turner janë parë teksa dilnin nga teatri 'Noel Coward' të Londrës të premten nga një takim romantik. Këngëtarja 28-vjeçare, shkëlqeu teksa u largua nga produksioni i ‘The Motive And The Cue’ dorë për dore me aktorin.

Callum dhe gjashtë herë fituesja e çmimit Brit Awards konfirmuan romancën e tyre muajin e kaluar në Hollywood, por këtë javë, çifti shënoi një moment historik të madh në marrëdhënien e tyre pasi ai prezantoi Duan me nënën e tij.

Dorë për dore dhe të buzëqeshur, pamje nga takimi romantik i
Callum Turner dhe Dua Lipa

Për mbrëmjen e takimit të së premtes, Dua kishte veshur një këmishë të bardhë të hollë me kopsa të zbërthyera, një palë xhinse gri të gjera dhe një pallto blu e errët e hedhur sipër. Për këpucë kishte zgjedhur një palë pupa të zeza me shkëlqim. Për aksesor, Dua vendosi një çantë të zezë prej lëkure mbi supe. Callum dukej i pashëm si gjithmonë me një xhaketë lëkure kafe dhe një triko të zezë. 

dua lipa callum turner

Sondazh

Poll