Art&Argëtim

Pa grim dhe pa filtra, Selena Gomez tregon bukurinë e saj natyrale në foton e re

Ylli i "Only Murders in the Building", 31 vjeç, ndau foton, e cila dukej se ishte bërë në një banjë, pasi njoftoi se kënga e saj e re "Love On" do të publikohet më 22 shkurt.

16 Shkurt 2024, 19:25 Nga S.B
Pa grim dhe pa filtra, Selena Gomez tregon bukurinë e saj natyrale në
Selena Gomez

SHBA- Këngëtarja Selena Gomez tregoi bukurinë e saj natyrale në një selfie pa grim në Instagram Story të enjten, pasi festoi ditën e parë të Shën Valentinit me të dashurin Benny Blanco këtë javë. Këngëtarja e "Love You Like a Love Song" doli pa grim në foto, me flokët e saj brune voluminoze teksa buzëqeshte para kamerës.

Ajo kishte veshur një triko gri në foto, duke treguar mjaft dekolte. Ylli i "Only Murders in the Building", 31 vjeç, ndau foton, e cila dukej se ishte bërë në një banjë, pasi njoftoi se kënga e saj e re "Love On" do të publikohet më 22 shkurt. Kjo nuk është fotoja e parë pa grim që Gomez ka ndarë ditët e fundit Këngëtarja e “Single Soon” nuk ka pasur kurrë frikë të tregojë bukurinë e saj natyrale, me një selfie pa grim vitin e kaluar që mori 1 milion pëlqime në më pak se 10 minuta.

Pa grim dhe pa filtra, Selena Gomez tregon bukurinë e saj natyrale në
Selena Gomez

selena gomez

Sondazh

Poll