Art&Argëtim

Më e dashuruar se kurrë, Bella Hadid ndan foto nga romanca e saj e re

Supermodelja dukej e mrekullueshme, e lumtur dhe shumë e dashuruar me të dashurin e saj, trajnerin e kaubojve dhe kuajve Adan Banuelos.

16 Shkurt 2024, 20:20 Nga S.B
Më e dashuruar se kurrë, Bella Hadid ndan foto nga romanca e saj e re
Bella Hadid dhe i dashuri i saj

SHBA- Modelja e njohur Bella Hadid postoi pas shumë kohesh disa foto dhe videoklipe të shkurtra nga ditëlindja e saj e 27-të në një stallë kuajsh në Fort Worth, Teksas. Supermodelja dukej e mrekullueshme, e lumtur dhe shumë e dashuruar me të dashurin e saj, trajnerin e kaubojve dhe kuajve Adan Banuelos, 34 vjeç, të cilin deri më tani e ka mbajtur kryesisht privat dhe larg syrit të publikut.

Kjo është hera e parë që Bella poston foto të të dashurit të saj të ri jashtë garave të kuajve dhe fansat u hodhën në komente për ta pyetur se kush ishte dhe për t'i treguar se sa e bukur dhe e dashuruar dukej. Pamjet me Adanin erdhën vetëm pak muaj pasi ajo u nda nga Marc Kalman pas dy vitesh lidhje.

Më e dashuruar se kurrë, Bella Hadid ndan foto nga romanca e saj e re
Bella Hadid dhe i dashuri i saj

Hera e parë që Bella postoi foto të Adanit ishte në janar, kur ajo po konkurronte në një ngjarje për Shoqatën Kombëtare të Kuajve. Ajo ndau një album me foto të ngjarjes, duke përfshirë një prej saj me Adanin, megjithëse kokat e tyre nuk dukeshin në foto.

Bella ndau gjithashtu një foto të ëmbël të të dyve në Instagram Stories në Ditën e Shën Valentinit me mbishkrimin: "Shën Valentini im". Adan është djali i Ascencion Banuelos, i pari meksiko-amerikan që u fut në Sallën e Famës të Shoqatës Kombëtare të Kuajve.

Është e paqartë se si Bella dhe Adan u takuan, por meqenëse ajo u kthye në garat e kalërimit pasi mori pushim për të trajtuar sëmundjen e saj Lyme, ata ndoshta rastisën në të njëjtat rrethe kuajsh dhe u takuan në atë mënyrë.

bella hadid

Sondazh

Poll