Art&Argëtim

Usher zbulon pse Justin Bieber nuk performoi me të në Super Bowl: Nuk funksionoi mes nesh...

Shfaqja e mbushur me yje u transmetua në 30.1 milionë familje, sipas Forbes duke mposhtur koncertin e vitit të kaluar, gjatë të cilit Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj të dytë.

17 Shkurt 2024, 11:23 Nga S.B
Usher zbulon pse Justin Bieber nuk performoi me të në Super Bowl: Nuk
Justin Bieber dhe Usher

SHBA- Këngëtari i njohur Usher ka zbuluar pse Justin Bieber refuzoi t'i bashkohej atij gjatë shfaqjes së Super Bowl 2024.

"E dini çfarë, nuk funksionoi me Justin," tha fituesi 45-vjeçar i Grammy-t për emisionin radiofonik "The Breakfast Club" në një klip të postuar në Instagram të premten.

“Unë e respektoj dhe e pranoj që vëllai im… Mendoj se mund të ketë qenë fakti që ai thjesht dëshiron të tregojë një histori tjetër tani dhe unë e kuptoj këtë.”

“Nuk ka humbur respekti apo dashuria.”, shtoi ai.

Shfaqja e mbushur me yje u transmetua në 30.1 milionë familje, sipas Forbes duke mposhtur koncertin e vitit të kaluar, gjatë të cilit Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj të dytë.

“Ai ka një karrierë që e meriton. Thjesht nuk ndodhi, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë.”

Intervista e Usher konfirmoi raportin e mëparshëm se Bieber nuk doli në skenë sepse nuk e emociononte më atë.

“Nuk ka mosmarrveshje mes Usher dhe Justin. Justin thjesht nuk ishte i gatshëm për këtë - ai thjesht nuk e ndjeu" tha burimi pas ndeshjes së së dielës.

justin bieber usher super bowl

Sondazh

Poll