Art&Argëtim

"Derisa të takohemi përsëri", vdes në moshën 44-vjeçare vëllai i vogël i Snoop Dogg

Worthington ishte një producent muzikor, dhe ishte punësuar nga muzikanti për të punuar në projekte në kompaninë diskografike të reperit.

17 Shkurt 2024, 15:21 Nga S.B
"Derisa të takohemi përsëri", vdes në moshën
Snoop Dogg dhe vëllai i tij

SHBA- Vëllai më i vogël i Snoop Dogg, Bing Worthington, ka ndërruar jetë sipas njoftimit të reperit amerikan në Instagram. Ai postoi një sërë fotosh, duke përfshirë një nga motrat dhe nënën e tij me mbishkrimin "bac wit momma (përsëri bashkë me mamin)", ndërsa në një tjetër shkruajti "derisa të takohemi përsëri". 44-vjeçari vdiq të enjten, tha Departamenti i Orange County në Kaliforni.

"Shkaku i vdekjes do të jetë në pritje të rezultateve të raportit të toksikologjisë dhe autopsisë," tha NBC News.

Worthington ishte një producent muzikor, dhe ishte punësuar nga muzikanti për të punuar në projekte në kompaninë diskografike të reperit. Ai ishte i rëndësishëm në krijimin e Dogg Records, sipas bashkëpunëtorit dhe mikut të biznesit Miguel Lopez, i cili ishte gjithashtu i përfshirë në marrëveshje. Qëllimi i tij ishte të krijonte një platformë ku artistët e Bregut Perëndimor takohen me veriun dhe anasjelltas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by snoopdogg (@snoopdogg)

snoop dogg

Sondazh

Poll