Sport

12 eurodeputetë i shkruajnë FIFA-s dhe UEFA-s: "Të pezullohet Izraeli!"

Eurodeputetët u bëjnë thirrje institucioneve më të larta të futbolli, që të dëbojnë menjëherë ekipet kombëtare dhe klube izraelite, si masë presioni, nga të gjithë garat ndërkombëtare deri në fund të gjenocidit të popullit palestinez

17 Shkurt 2024, 08:00 Nga DOSJA

12 eurodeputetë i shkruajnë FIFA-s dhe UEFA-s: "Të

ZVICER - Pas 12 federatave të futbollit të Lindjes së Mesme (përfshirë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), dje një grup prej 12 eurodeputetësh i kërkuan gjithashtu UEFA-s dhe FIFA-s të përjashtonin ekipet izraelite, si në nivel klubesh ashtu edhe në nivel kombëtar (Izraeli përfshihet në UEFA), nga garat për shkak të “shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut” në Palestinë nga shteti i Izraelit.

Duke kuptuar se futbolli nuk mund të "shërbejë si vitrinë" për "ata që shkelin të drejtat e popullit palestinez", eurodeputetët u bëjnë thirrje institucioneve më të larta të futbollit kontinental dhe botëror, që të dëbojnë menjëherë ekipet kombëtare dhe klube izraelite, si masë presioni, nga të gjithë garat ndërkombëtare deri në fund të gjenocidit të popullit palestinez:

“Vrasja pa kriter e popullatës civile, bllokimi i ndihmave humanitare, ose shkatërrimi i infrastructures, që prek edhe lojtarët, gjyqtarët, menaxherët dhe objektet sportive, përbëjnë një krim kundër të cilit ne nuk mund të qëndrojmë të palëvizshëm”.

Kërkesa u nënshkrua nga eurodeputeti Manu Pineda, i mbështetur nga një duzinë kolegë spanjolë, irlandezë, gjermanë dhe belgë. Javier Nart, María Eugenia Rodríguez Palop, Miguel Urban, Esther Sanz, Idoia Villanueva, Ana Miranda, Luke Flanagan, Marc Botenga, Chris MacManus dhe Martin Buschmann, ishin eurodeputetët që nënshkruan letrën.

12 eurodeputetë i shkruajnë FIFA-s dhe UEFA-s: "Të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll