Art&Argëtim

Videoja muzikore e këngës 'Popular', Madonna tregon një pjesë nga bashkëpunimi me The Weeknd dhe Playboi Carti

Klipi tregonte këngëtarët duke kënduar refrenin, të veshur me veshje tërësisht të zeza dhe me aksesorë me shumë xixa e gurë ndriçues.

16 Shkurt 2024, 18:30 Nga S.B
Videoja muzikore e këngës 'Popular', Madonna tregon një
Madonna

SHBA- Krijuesja e hitit "Vogue" Madonna ndau në Instagram një pamje të videos së saj të re muzikore "Popular" në bashkëpunim me The Weeknd dhe Playboi Carti. The Weeknd nxori këngën hit të serialit ‘The Idol’ i HBO-së, në qershor 2023. Megjithatë, Madonna zbuloi se treshja ka bashkëpunuar gjithashtu në një video muzikore zyrtare, e cila u publikua këtë javë në modalitetin e lojës Fortnite Festival të Fortnite.

"Kam bërë një këngë me @theweeknd dhe @playboicarti - të quajtur - 'Popular' Duh!" shkroi Madonna në Instagram.

Klipi tregonte këngëtarët duke kënduar refrenin, të veshur me veshje tërësisht të zeza dhe me aksesorë me shumë xixa e gurë ndriçues. Teksti i këngës duket se pasqyron temën e famës së 'The Idol' dhe anët e saj negative. Prezantimi i videos vjen pasi Tesfaye zbuloi qershorin e kaluar se dëshiron të bashkëprodhojë një album me Madonna-n.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

madonna the weeknd popular

Sondazh

Poll