Art&Argëtim

FOTO/ 16 mijë dollarë nata, dalin pamjet e vilës luksoze ku po qëndron Taylor Swift në Australi

Vila prej 1000 metrash katrorë përfshin dy dhoma gjumi, një dhomë ngrënie, një dhomë ndenjeje, një ashensor privat dhe madje edhe një shërbëtor të dedikuar.

16 Shkurt 2024, 17:24 Nga S.B
FOTO/ 16 mijë dollarë nata, dalin pamjet e vilës luksoze ku po
Taylor Swift

AUSTRALI- Këngëtarja amerikane Taylor Swift besohet të jetë duke qëndruar në vilën presidenciale në hotelin me pesë yje ‘Crown Towers’ në Melburn, Australi, për koncertin e fundit të turneut të saj Eras. Këngëtarja e "Cruel Summer" mbërriti të mërkurën dhe thuhet se po jeton jetën e saj më të mirë në apartamentin luksoz prej 16,000 dollarësh nata. Vila prej 1000 metrash katrorë përfshin dy dhoma gjumi, një dhomë ngrënie, një dhomë ndenjeje, një ashensor privat dhe madje edhe një shërbëtor të dedikuar.

Dhoma kryesore e gjumit ka një krevat dopio të madh, një dollap gjigand, një banjë mermeri me një banjë SPA si dhe një dush shiu. Ndërkohë, dhoma e dytë e gjumit përmban dy krevate dhe një banjë mermeri. Dhoma e ngrënies ka një sofër të përshtatshme për gjashtë të ftuar dhe një bar koktejlesh.

Zona e ngrënies është e lidhur me dhomën e ndenjes, e cila ka disa kolltukë dhe karrige komode dhe ofron pamje mahnitëse të qytetit australian. Swift, 34, nuk është parë duke hyrë apo dalë nga hoteli mahnitës, por prona është vetëm 10 minuta me makinë deri në Melbourne Cricket Ground, ku ajo do të performojë për tre netë radhazi duke filluar nga e premtja. 14-herë fituesja e Grammy fluturoi me avionin e saj privat dhe u përshëndet nga fansat kur mbërriti të mërkurën.

taylor swift australi

Sondazh

Poll