Art&Argëtim

Amy Schumer i kundërpërgjigjet fansave rreth kritikave mbi fytyrën e saj të "fryrë"

Ylli i "Trainwreck" shpjegoi se ajo ka probleme mjekësore dhe hormonale momentalisht, por do të bëhet më mirë.

16 Shkurt 2024, 17:43 Nga S.B

 

Amy Schumer i kundërpërgjigjet fansave rreth kritikave mbi
Amy Schumer

 

SHBA- Aktorja e njohur Amy Schumer iu kundërpërgjigj fansave që komentonin fytyrën e saj “të fryrë”, duke u thënë atyre se ajo po përballej me një sëmundje autoimune dhe endometriozën në emisionin e Jimmy Fallon.

"Faleminderit shumë për kontributin e të gjithëve për fytyrën time!" tha ajo me sarkazëm në një postim të gjatë në Instagram të enjten duke njoftuar rikthimin e shfaqjes së saj Hulu, "Life & Beth".

“Kam shijuar komentet dhe diskutimet rreth pamjes sime, siç bëjnë të gjitha gratë për gati 20 vjet. Dhe keni të drejtë, është më e fryrë se normalja tani.”

Ylli i "Trainwreck" shpjegoi se ajo ka probleme mjekësore dhe hormonale momentalisht, por do të bëhet më mirë. Megjithatë, ajo theksoi faktin se trupat e grave janë më të ekzaminueshme se ato të burrave.

“Unë gjithashtu besoj se një grua nuk ka nevojë për ndonjë justifikim për pamjen e saj fizike dhe nuk i detyrohet asnjë shpjegim askujt,” vazhdoi Schumer. "Por unë doja të përfitoja nga rasti për të mbrojtur dashurinë ndaj vetvetes dhe pranimin e trupit e lëkurës në të cilën jeni."

Amy Schumer i kundërpërgjigjet fansave rreth kritikave mbi
Amy Schumer dhe Jimmy Fallon

Ajo shtoi, “Si çdo grua/person tjetër disa ditë ndihem e sigurt dhe mirë dhe të tjera dua të vendos një çantë mbi kokë”.

Pavarësisht nga problemet e saj shëndetësore, për të cilat ajo tashmë dihet se ka hequr mitrën dhe apendesitin, Schumer tha se ndihet e fortë dhe e bukur dhe dëshiron të fokusohet në suksesin e shfaqjes e jo në pamjen e saj.

amy schumer

Sondazh

Poll