Art&Argëtim

Nga dhëmbët e deri tek përgjegjësitë, Kim Kardashian ndan listën me karakteristikat që duhet të ketë partneri i saj

Kardashian sqaroi se ajo nuk është aq delusionale sa për të menduar se një mashkull do plotësojë çdo kusht të sajin.

16 Shkurt 2024, 15:23 Nga S.B
Nga dhëmbët e deri tek përgjegjësitë, Kim Kardashian
Kim Kardashian

SHBA- Ylli i “Kardashians” Kim Kardashian u tregua tepër e sinqertë kur u pyet se çfarë kërkon ajo tek një mashkull. Themeluesja e SKIMS zbuloi se ajo mban një listë të karakteristikave që dëshiron tek një partner në telefonin e saj gjatë një interviste në podkastin "This Life of Mine" të James Corden të enjten.

“Të jetë i përgjegjshëm për veprimet e tij. Të marrë përgjegjësi. Të ketë dhëmbë të mirë. Të mbajë veten," tha ajo, duke lexuar nga lista e saj. “Nuk më duhet të kujdesem si të ishte fëmijë gjatë gjithë kohës. Dua thjesht një person të mirëfilltë që ka motivet dhe qëllimet e veta në jetë – lista është më e gjatë se kaq.”

Kardashian sqaroi se ajo nuk është aq delusionale sa për të menduar se një mashkull do plotësojë çdo kusht të sajin. Megjithatë, ylli i "Kardashians" e cila ka qenë e martuar me Kanye West nga 2014 deri në 2022 tha më tej se nuk është shumë e sigurt nëse do të ecë sërish në altar.

Nga dhëmbët e deri tek përgjegjësitë, Kim Kardashian
Kim Kardashian

“Ka raste që them: ‘E dini çfarë? E kuptoj se jeta ime është vërtet e madhe dhe e kuptoj që duhet një person vërtet, vërtet, vërtet i veçantë e unik që të dëshirojë të merret me këtë," vazhdoi ajo. "Unë mendoj se jeta ime është vërtet argëtuese dhe kushdo që vjen në jetën time do të kalojë shumë mirë."

Ylli i realitetit pranoi se ajo “nuk është vetëm”.

"Jam mirë. Unë kam fëmijët e mi, kam punën, kam familjen time, por do të ishte mirë ta ndani jetën tuaj me dikë, por kur e bëni, është një angazhim kaq i madh”, shtoi Kardashian.

kim kardashian

Sondazh

Poll