Art&Argëtim

Rita Ora ndjek trendin më të fundit të flokëve, heq dorë përfundimisht nga ngjyra bionde

Ajo dukej tejet elegante me një bluzë të zezë të prerë dhe pantallona klasike të gjera në pjesën e poshtme.

15 Shkurt 2024, 20:33 Nga S.B
Rita Ora ndjek trendin më të fundit të flokëve, heq
Rita Ora

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora tregoi pamjen e saj të re mahnitëse të flokëve teksa eci në Nju Jork ditën e sotme. Këngëtarja 33-vjeçare, hoqi dorë nga flokët e saj të gjatë biondë pas shumë vitesh dhe i ktheu në brune me prerje bob (të shkurtra). Ajo dukej tejet elegante me një bluzë të zezë të prerë dhe pantallona klasike të gjera në pjesën e poshtme.

Këngëtarja hodhi një postim mbi ndryshimin e saj në look me mbishkrimin: 'Ndonjëherë duhet të heqësh dorë nga gjërat që nuk të shërbejnë në jetë. #newchop @dimitrishair @samanthalmua.'

Rita Ora ndjek trendin më të fundit të flokëve, heq
Rita Ora

Ky ndryshim vjen pas falënderimit të yllit për 16 milionë fansat e saj në Instagram për mbështetjen e tyre në këngën e saj më të re ‘Shape Of You’ një bashkëpunim me artistin australiano-amerikan, Keith Urban.

rita ora

Sondazh

Poll