Art&Argëtim

"Gratë nuk qajnë më", Shakira anonçon albumin e ri pas shtatë vitesh

Shakira kishte përzgjedhur modelin e saj të kahershëm të flokëve të gjata të arta dhe një grim glam nga Beatriz Matallana.

15 Shkurt 2024, 20:16 Nga S.B
"Gratë nuk qajnë më", Shakira anonçon albumin e
Shakira

SHBA- Këngëtarja e njohur Shakira sapo anonçoi albumin e saj të parë pas shtatë vitesh me titullin - Las Mujeres Ya No Lloran (Gratë nuk qajnë më) i cili do të publikohet nga Sony Latin më 22 mars. Albumi i yllit të popit 47-vjeçar përmban katër kopertina të ndryshme të albumeve që shfaqin figurën e saj të imët prej 157cm, e veshur me pjesë të sipërme ngjyrë argjendi dhe streçe të zgjedhura nga stilisti Nicolas Bru. Shakira kishte përzgjedhur modelin e saj të kahershëm të flokëve të gjata të arta dhe një grim glam nga Beatriz Matallana.

“Albumi im i 12-të në studio është ai që kam krijuar së bashku me të gjithë ju, grupi im i ‘ujqërve’ që ishin aty për mua në çdo hap të rrugës”, shkroi të enjten fituesja tre herë e Grammy. “Bërja e këtij albumin ka qenë një proces alkimik. Ndërsa shkruaja çdo këngë, po rindërtoja veten. Ndërsa i këndoja, lotët e mi u shndërruan në diamante dhe dobësia ime në forcë."

"Gratë nuk qajnë më", Shakira anonçon albumin e
Shakira

Albumi me 16 këngë në gjuhën spanjolle të Shakira-s përmban tetë këngë të reja, një remix dhe shtatë këngë të lëshuara më parë - Acróstico, Out of Your League, Bzrp Music Sessions, Vol. 53, TQG, Te Felicito, Copa Vacía dhe El Jefe. Këngëtarja kolumbiane e "Contralto crooner" aktualisht numëron 59.2 milion dëgjues mujorë në Spotify.

 

shakira albumi i ri i shakires

Sondazh

Poll