Art&Argëtim

VIDEO/ Veshën me rroba dhe aksesorë arragostën e gjallë, kritikohen Paris Hilton dhe Benny Blanco

Dyshja më pas pozuan me arragostën e veshur me rozë të mbështjellë mbi një nga çantat e Parisit.

15 Shkurt 2024, 20:54 Nga S.B
VIDEO/ Veshën me rroba dhe aksesorë arragostën e gjallë,
Paris Hilton dhe Benny Blanco

SHBA- I dashuri i këngëtares Selena Gomez, Benny Blanco dhe Paris Hilton janë kritikuar për shkak të një postimi në Instagram që i tregonte ata duke veshur një arragostë të gjallë. Blanco dhe Hilton u bashkuan në një video për të promovuar librin e tij të ri të gatimit dhe linjën e saj të enëve të kuzhinës por vendimi i pamenduar për të përdorur një arragostë të gjallë si 'aktore' në video u kritikua nga fansat.

Duke hapur kutinë që mbante arragostën, Benny tha: Kam marrë arragostën më të madhe në botë. Oh zoti im!

Paris u përgjigj: Oh sa e trishtueshme, është djalë apo vajzë?, me Benny duke thënë: O zot është gjallë! Është ende në lëvizje!

Paris përgjigjet: Ne nuk mund ta bëjmë këtë, duke iu referuar vrasjes dhe gatimit të arragostës, ndërsa Benny thotë: Çfarë do të thuash? Unë kam gjënë më të madhe në botë, çfarë duhet të bëjmë me të?'

"Le ta veshim" tha Paris, përpara se dyshja të vendosin një kurorë mbi arragostën dhe xhevahire.

 

VIDEO/ Veshën me rroba dhe aksesorë arragostën e gjallë,
fotoja e arragostës

 

Dyshja më pas pozuan me arragostën e veshur me rozë të mbështjellë mbi një nga çantat e Parisit. Fansat ishin të shpejtë për të kritikuar yjet, me një shkrim: 'Paris të dua, por kjo është e ligë.’

Një tjetër shkroi: 'Kafsha e gjorë' ndërsa një tjetër shkruante: 'Mendova se Parisi i do kafshët?'

Dyshja ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë apo postim ndaj kritikave të fansave.

paris hilton benny blanco

Sondazh

Poll