Politike

Vdekja e liderit të opozitës ruse në burg, ministri Hasani: Një kujtesë e trishtë se sa larg vlerave është sot Rusia

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se vdekja e Navalny është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia

16 Shkurt 2024, 16:25 Nga h.k
Vdekja e liderit të opozitës ruse në burg, ministri Hasani:
Foto ilustruese

TIRANË-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas lajmit të vdekjes në burg të kritikut më të ashpër të Vladimir Putinit, Alexei Navalny, lider i opozitës ruse. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se vdekja e Navalny është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi i vdekjes së Alexei Navalny në një burg rus. Navalny jetoi dhe vdiq pa bërë kompromise kur vinte puna për vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz. Vdekja e tij është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia”, ka shkruar Hasani.

 

igli hasani

Sondazh

Poll