Politike

Zjarri në QSUT/ Balliu: Shefja e qendrës spitalore gënjen paturpësisht, urgjenca është paralizuar, ajo thotë nuk ka dëme

Gjatë deklaratës së tij Balliu u shpreh se zjarri i rënë ka paralizuar tërësisht këtë qendër dhe sistemin shëndetësor.

16 Shkurt 2024, 14:08 Nga N.F
Zjarri në QSUT/ Balliu: Shefja e qendrës spitalore gënjen
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka mbajtur një deklaratë për medar ditën e sotme ku ka komentuar rreht zjarrit të rënë pak ditë më parë në QSUT. Gjatë deklaratës së tij Balliu u shpreh se zjarri i rënë ka paralizuar tërësisht këtë qendër dhe sistemin shëndetësor.

Ai më tej shtoi se shefja e Qendrës Spitalore më të madhe në vend nuk ka treguar të vërtetën, por gënjen paturpësisht dhe thotë se nuk ka patur dëme.

"Zjarri i rënë para pak ditësh në urgjencën e sapo inauguruar të QSUT-së ka paralizuar tërësisht këtë qendër dhe sistemin shëndetësor. Sistemi pranë QSUT-së ka rënë, UPS-të nuk funksionojnë, ashensorët nuk funksionojnë, sallat nuk janë funksionale. Praktikisht, nuk ka Urgjencë. Të gjithë rastet janë referuar pranë spitalit Shefqet Ndroqi i cili është më vete pranë një kolapsi të plotë. Shefja e Qendrës Spitalore më të madhe në vend, nuk adreson problemin, së pari duke treguar të vërtetën, por gënjen paturpësisht dhe thotë se nuk ka patur dëme. Ajo mundohet të mbulojë krizën duke thënë se nuk ka jetë të humbura nga zjarri, por harron se si ndikohen jetët e pacientëve dhe familjarëve të tyre tani që urgjenca e qendrës më të madhe në vend është jashtë funksionit.

Zjarri ka paralizuar tërësisht zinxhirin funksional të Qendrës, pasi QSUT është spitali ku përplasen të gjithë pacientët nga rrethet dhe Tirana, si rrjedhojë e mungesës së spitaleve rajonale dhe kapaciteteve te tyre të kufizuara. Shëndetsinë e sëmurë që prodhoi qeveria Rama, 60% të së cilës e paguajne qytetarët nga xhepi, shëndetësinë që vodhi Rama me sterilizimin me laboratorët, dhe të gjitha vjedhjet e pafundme, sot me një shkëndijë zjarri është shkërmoqur. Partia Demokratike u kërkon institucioneve përkatese të ndërmarin hapa urgjente dhe të hetojnë situatën në QSUT-së dhe vjedhjet që po kryhen atje të cilat e detyrojnë shefen e QSUT të fshehë të vërtetën," tha Balliu.

klevis balliu

Sondazh

Poll