Politike

Marrëveshja mes partive të opozitës, Dule: Vota e diasporës dhe listat e hapura janë arsye themelore që na kanë bërë bashkë

Gjatë fjalës së tij Dule u shpreh se marrëveshja e sotme konsiston me dy arsye kryesore, siç janë vota e diasporës dhe listat e hapura

16 Shkurt 2024, 12:45 Nga N.F
Marrëveshja mes partive të opozitës, Dule: Vota e diasporës
Pamje nga takimi

TIRANË- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar ditën e sotme mes partive të opozitës. Gjatë fjalës së tij Dule u shpreh se marrëveshja e sotme konsiston me dy arsye kryesore, siç janë vota e diasporës dhe listat e hapura.

Më tej ai shtoi se nuk mund të kemi koalicione në terma të imponuara nga maxhoranca që mos të kërcënohet dominimi elektoral i saj, siç është kërkesa për votën elektronike.

Kjo është përgjigje pozitive ndaj një ftese për sinergji dhe për ti parapritë asaj që ndodh në shoqëri, dëshirën për t’iu kundërvënë autokratinë. Themeli i demokracisë është vota. Nuk mund të ketë një jetë kulturore, shoqërore, respektim të drejtash dhe parimesh, nëse i gjithë sistemi nuk mbështet te vota e lirë. Jemi vendi i vetëm, kandidat për BE që të organizojmë zgjedhje me standardet e kërkuara.

Vazhdojmë të shkojmë drejt së keqes. Vendimi për votën e diasporës, apo dhe vendimi për listat e hapura, janë ende të pazbatueshme. Janë dy arsye themelore këto që na kanë bërë bashkë. Po ashtu na bashkon dhe kërkesa që të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore. Nuk mund të kemi koalicione në terma të imponuara nga maxhoranca, që mos të kërcënohet dominimi elektoral i saj, siç është kërkesa për votën elektronike,” tha Dule.

federata e bashkuar e opozites

Sondazh

Poll