Politike

Bardhi pas takimit të Opozitës: Ditë e mirë, do rrëzojmë regjimin e Ramës

Po ashtu ai ka deklaruar se sot qytetarët kanë marrë një mesazh që ata po punojnë për rrëzimin e regjimit të Ramës. 

16 Shkurt 2024, 13:10 Nga I.A
Bardhi pas takimit të Opozitës: Ditë e mirë, do
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se krijimi i Federatës së Opozitës është një lajm dhe ditë e mirë. në një deklaratë për mediat, Bardhi ka theksuar se opozita e përçarë ka qenë një dhuratë për Ramën dhe tashmë kjo ka përfunduar. Po ashtu ai ka deklaruar se sot qytetarët kanë marrë një mesazh që ata po punojnë për rrëzimin e regjimit të Ramës.   

“Së pari besoj dhe biem dakord të gjithë se kjo është një ditë e mirë për opozitën, pas bashkimit të PD, sot kemi dhe bashkimin e forcave që janë në opozitë, për të formalizuar atë që prej kohësh flitej, Federatën. Opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë bashkë, për rrëzimin e qeverisë së Ramës dhe për t’u bërë alternativë. Ka qenë e hapur diskutimi për çdo parti, cilido është i lirë, që t’i bashkohet Federatës,” tha Bardhi.

gazment bardhi federata e bashkuar e opozites

Sondazh

Poll