Politike

Takimi i Federatës së Opozitës së Bashkuar/ Noka: Ky bashkim u thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit

Ai më tej shtoi se kjo është përgjigje kundër sundimit të Ramës dhe se ky bashkim i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit.

16 Shkurt 2024, 12:29 Nga N.F
Takimi i Federatës së Opozitës së Bashkuar/ Noka: Ky bashkim
Flamur Noka

TIRANË- Në takimin e mbajtur ditën e sotme mes partive të opozitës ka mbajtur fjalën e tij edhe Flamur Noka. Gjatë fjalës së tij Noka u shpreh se ky takim është një mesazh i fortë që vjen para protestës së 20 shkurtit. Ai më tej shtoi se kjo është përgjigje kundër sundimit të Ramës dhe se ky bashkim i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit.

"Dua të përshëndes në emër të PD 3 iniciatorët për krijimin e këtij fronti të bashkuar opozitar. Kjo vjen në një moment të vështirë e delikat të vendit dhe demokracisë. Kjo dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës së rendë politike e jo vetëm, që regjimi i Ramës ka fut Shqipërinë. Bashkimi i opozitës në përputhej dhe respekt të votës që qytetarët i dhanë opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Bashkimi opozitës po ndodh disa ditë para protestës së madhe të ftuar nga PD, tashmë nga opozita.

Bashkimi që ndodh është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit. Është sinjal për Ramën se ne përpjekjeve të tij për të rrëzuar pluralizmin do ti përgjigjemi në cdo formë e mënyrë, e më cdo armë të mosbindjes civile. Bashkimi i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit. Bashkimi e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjësimin e Shqipërisë. Bashkimi është nevojë kombëtare," u shpreh Nolka.

federata e bashkuar e opozites

Sondazh

Poll