Politike

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Kisha Katolike në Itali reagon ashpër pas miratimit nga senati: Po hidhen miliona euro në det

Kujtojmë se senati italian i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri me 93 vota pro dhe 61 kundër.

16 Shkurt 2024, 11:54 Nga r.ll
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Kisha
kryepeshkopi giancarlo perego

ITALI- Kisha Katolike në Itali ka reaguar disa orë pas miratimit nga senati italian të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët. Kryepeshkopi katolik Giancarlo Perego, president i fondacionit “Migrantes”, i cili ofron mbështetje për emigrantët dhe refugjatët, shprehu kundërshtimin e tij të fortë ndaj marrëveshjes.

"673 milionë euro do të hidhen në det për shkak të pamundësisë për të ndërtuar një sistem pritjeje refugjatësh në vendin tonë. 673 milionë euro mund të rigjenerojnë jo vetëm jetën e shumë njerëzve, por edhe jetën e komuniteteve tona. Një humbje e burimeve publike. Një akt i ri i paaftësisë qeveritare për kontrollin e migrimit. Një disfatë e re e demokracisë.”, tha kryepeshkopi.

Kujtojmë se senati italian i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri me 93 vota pro dhe 61 kundër. Në të dy strukturat në Lezhë, me një kapacitet total prej 3 mijë emigrantësh, do të mbahen emigrantët e shpëtuar në ujërat jashtë BE-së dhe do të kryhet kontrolli i parë, sipas asaj që u raportua nga ekzekutivi italian në parlament. Miratimi u kundërshtua ashpër dje nga opozita italiane, sipas së cilës projekti është rezultat i propagandës së qeverisë Meloni, i cili cënon të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe do të kushtojë rreth 650 milionë euro.

Kujtojmë se edhe nga opozita shqiptare është kundërshtuar, ku 30 deputetë të opozitës e çuan marrëveshjen për refugjatët në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit i dha miratimin më 29 janar, me arsyetimin se kjo marrëveshje është në përputhje me Kushtetuese.

Marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane. Ajo parashikon ngritjen e një pike në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve dhe një qendre në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes.

 

giancarlo perego marreveshja me italine per emigrantet

Sondazh

Poll