Bota

Vdekja e kritikut të Kremlinit, mediat ruse heshtin

Pavarësisht se autoritetet njoftuan lajmin këtë mëngjes, kanali televiziv më i njohur rus 'Rossiya 1' nuk arriti ta përfshijë lajmin në buletinin e tij.

16 Shkurt 2024, 16:27 Nga S.B
Vdekja e kritikut të Kremlinit, mediat ruse heshtin
Alexei Navaly

RUSI- Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin. Ndërsa vdekja e liderit të opozitës ruse mund të jetë një nga temat më në zë e momentit në mediat sociale, kanalet televizive shtetërore ruse e kanë përmendur pak ose aspak vdekjen e tij.

Pavarësisht se autoritetet njoftuan lajmin këtë mëngjes, kanali televiziv më i njohur rus 'Rossiya 1' nuk arriti ta përfshijë lajmin në buletinin e tij. Ishte afërsisht 45 minuta përpara se media e dytë më e popullarizuar ruse, 'Channel One', të raportonte lajmin, me drejtuesin Vyacheslav Nikonov duke lexuar deklaratën e lëshuar nga autoritetet e burgut në fund të programit.

Shumica e raporteve nuk kanë arritur t'u japin shikuesve ndonjë kontekst se kush ishte Navalny ose pse ishte në burg.

alexei navalny

Sondazh

Poll