Bota

Politika gjermane për vdekjen e Navalny: Ishte simbol për një Rusi të lirë dhe demokratike, lajm i tmerrshëm

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Navalny e pagoi me jetën e tij, guximin e tij

16 Shkurt 2024, 14:13 Nga r.ll
Politika gjermane për vdekjen e Navalny: Ishte simbol për një
foto ilustruese

GJERMANI- Reagime ka pasur edhe nga Gjermani për vdekjen e liderit opozitar rus, Alexei Navalny. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se kritiku i Kremlinit, kishte vdekur sepse ai ishte një simbol i një Rusie të lirë dhe demokratike, duke lënë të kuptohet se ai ishte vrarë qëllimisht, një ndjenjë që bëri jehonë edhe nga ministri i financave.

Baerbock shkroi në X: Si askush tjetër, Alexei Navalny ishte një simbol për një Rusi të lirë dhe demokratike. Kjo është pikërisht arsyeja që ai duhej të vdiste.

Ministri i Financave Christian Lindner tha: Alexey Navalny luftoi për një Rusi demokratike. Për këtë, Putini e torturoi deri në vdekje.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në "X": Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Alexei Navalny. Ai u ngrit për demokracinë dhe lirinë në Rusi - dhe me sa duket e pagoi guximin e tij me jetën e tij. Ky lajm i tmerrshëm tregon edhe një herë se si Rusia ka ndryshuar dhe çfarë regjimi është në pushtet në Moskë.

vdes alexei navalny

Sondazh

Poll