Bota

Blinken: Vdekja e Alexei Navalny-t në burg nënvizon dobësinë e sistemit që ndërtoi Putini

Blinken në reagimin e tij u shpreh se vdekja e Navalnyt nxjerr në pah dobësinë dhe kalbjen e sistemit që Vladimir Putin ndërtoi në Rusi.

16 Shkurt 2024, 14:57 Nga N.F

Blinken: Vdekja e Alexei Navalny-t në burg nënvizon dobësinë

MYNIH- Sekretari amerikan i shteti, Anthony Blinken ka reaguar në lidhje me vdekjen e kritikut të Putin, Alexei Navalny. Blinken në reagimin e tij u shpreh se vdekja e Navalnyt nxjerr në pah dobësinë dhe kalbjen e sistemit që Vladimir Putin ndërtoi në Rusi.

“Së pari, nëse këto raporte janë të sakta, zemrat tona shkojnë për gruan e tij dhe familjen e tij. Për më tepër, vdekja e tij në një burg rus, obsesioni dhe frika e një njeriu të caktuar, vetëm sa nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që ndërtoi Putini. Rusia është përgjegjëse për këtë,” shtoi Blinken nga Mynihu.

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se Uashingtoni po kërkon konfirmimin e vdekjes së Navalny.

putin

Sondazh

Poll