Bota

Zbulohet vertebrori më i vogël në botë, ka madhësinë e një bizeleje

Biologët kanë qenë të vetëdijshëm për ekzistencën e ktyre bretkosave me madhësi sa një bizele që kur u zbulua për herë të parë në pyllin tropikal të Bahias në Atlantik në 2011.

16 Shkurt 2024, 15:02 Nga S.B
Zbulohet vertebrori më i vogël në botë, ka
foto e bretkosës më të vogël në botë

BRAZIL- Shkencëtarët kanë zbuluar një bretkosë në madhësinë e një bizeleje të fshehur në një pyll brazilian që mund të jetë vertebrori më i vogël në botë. 'Bretkosa si plesht' është mesatarisht vetëm 7.1 milimetra, duke e bërë atë më të voglin në botë pasi studiuesit matën me sukses 46 lloje gjithsej të amfibit të vogël të gjetur në habitatin e tij pyjor në majë të kodrave në jug të Bahia, Brazil.

Biologët kanë qenë të vetëdijshëm për ekzistencën e ktyre bretkosave me madhësi sa një bizele që kur u zbulua për herë të parë në pyllin tropikal të Bahias në Atlantik në 2011. Për të ilustruar më mirë se sa e vogël është në të vërtetë bretkosa që thyen rekordet e Brazilit, studiuesit fotografuan krijesën e vogël në një monedhë 1 Real Brazilian. Monedha prej shtatë gramësh ka një diametër prej 27 mm dhe një trashësi prej 1,95 mm.

Zbulohet vertebrori më i vogël në botë, ka
foto e bretkosës më të vogël në botë

bretkosa me e vogel ne bote brazil

Sondazh

Poll