Bota

Vdekja e Navalny, Cameron: Putin duhet të jetë përgjegjës

Duke folur në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Cameron e quan Navalny një luftëtar jashtëzakonisht të guximshëm kundër korrupsionit, i cili hoqi dorë nga gjithçka për atë që besonte.

16 Shkurt 2024, 15:51 Nga M.B
Vdekja e Navalny, Cameron: Putin duhet të jetë përgjegjës
David Cameron

BRITANI- Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron thotë se presidenti rus Vladimir Putin "duhet të jetë përgjegjës" për vdekjen e Alexei Navalny. Duke folur në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Cameron e quan Navalny një luftëtar jashtëzakonisht të guximshëm kundër korrupsionit, i cili hoqi dorë nga gjithçka për atë që besonte.

Cameron shton se nuk duhet të ketë dyshim për natyrën e tmerrshme të regjimit të Putinit në Rusi pas asaj që sapo ka ndodhur.

alexei navalny david cameron

Sondazh

Poll