Bota

4 shqiptarë në pranga nga policia greke/ Shpërndanin kokainë në Athinë

Policia ka filluar operacionin që në qershor të vitit 2023, ku arrestoi 2 persona dhe një u shpall në kërkim 1 tjetër.

16 Shkurt 2024, 15:12 Nga S.N

 

4 shqiptarë në pranga nga policia greke/ Shpërndanin kokainë
Foto Ilustrim

GREQI- 4 shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi shpërndanin lëndë narkotike në një zonë të Athinës. Policia ka filluar operacionin që në qershor të vitit 2023, ku arrestoi 2 persona dhe një u shpall në kërkim 1 tjetër. Por në tetor nëpërmjet përgjimit të telefontave u identifikuan edhe 2 të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e kokainës.

2 personat e identifikuar ishin Ardiano Xhangollari dhe 44 vjeç dhe Manuel Toska 35 vjeç. Pasi këta u zbuluan bënë të ditur se në grupin e bashkëpuntorëve ishte dhe një grua 52 vjeçare dhe një shtetas grek.

2 shqiptarët e tjerë të arrestuar si pjesë e grupit që shpërndanin kokainë janë Armando Bregasi 30 vjeç, Kozeta Bregasi 52 vjeç dhe një shtetas grek Vasilios Dhiamantopoulos. Në kërkim janë shpallur edhe dy shqiptarë të tjerë Ekuild Ago dhe Arben Memajdini.

Policia sekuestroi 219 gram kokainë, 180 gram marijuanë, barna, 22 mijë e 460 euro,pistoletë me ajër, 8 celularë, 3 peshore elektronike si dhe 2 automjete luksozë.  

policia greke

Sondazh

Poll