Bota

Reagimet nga perëndimi për vdekjen e Alexei Navalny: Vdekja e tij në burg na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putinit

Edhe ministri i jashtëm francez Stephane Cezournet komentoi për vdekjen e disidentit të famshëm rus.

16 Shkurt 2024, 13:43 Nga E.d

 

Reagimet nga perëndimi për vdekjen e Alexei Navalny: Vdekja e tij
Alexei Navalny

FRANCË- Lajmi për vdekjen e Alexei Navalny shkaktoi një valë reagimesh në Perëndim. Ministri i jashtëm francez Stephane Cezournet në komentin për vdekjen e Alexei Navalny tha se disidenti rus i burgosur Alexei Navalny pagoi me jetën e tij për rezistencën e tij ndaj një sistemi shtypjeje. 

“Vdekja e tij në burg na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putinit”, shtoi ministri francez.

Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Bart Eide shkroi në rrjetin social X se "qeveria ruse mban përgjegjësi të rëndë" për vdekjen e Navalny, i cili po vuante një dënim 19-vjeçar në një koloni penale të Arktikut.

Presidenti letonez Edgars Rinkevics shkroi në Platformën X se Navalny ishte vrarë brutalisht nga Kremlini. 

“Çfarëdo që dikush mendon për Alexei Navalny si një politikan, ai thjesht u vra brutalisht nga Kremlini. Ky është një fakt dhe kjo është diçka që duhet ditur për natyrën e vërtetë të regjimit aktual të Rusisë. Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve”, ka shkruar presidenti letonez.

stephane cezournet

Sondazh

Poll