Bota

VIDEO/ Alexei Navalny në daljen e fundit publike para vdekjes në burg

Kolonia IK-3, me nofkën "Ujku Polar", është në qytetin verior të Kharp, rreth 1,900 km në verilindje të Moskës.

16 Shkurt 2024, 13:49 Nga S.B
VIDEO/ Alexei Navalny në daljen e fundit publike para vdekjes në burg
Alexei Navalny

RUSI- Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve. Ai u pa në një video-telefonatë në janar, duke bërë shaka për veshjen e tij të burgut, në të cilin ishte transferuar një muaj më parë.

Kolonia IK-3, me nofkën "Ujku Polar", është në qytetin verior të Kharp, rreth 1,900 km në verilindje të Moskës. Është parë si një nga burgjet më të vështira në Rusi dhe shumica e të burgosurve të mbajtur atje janë dënuar për krime të rënda. Duke folur me gazetarët në video-telefonatë, Navalny dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore, duke bërë shaka se nuk kishte marrë ende ndonjë letër për Krishtlindje, për shkak se ndodhej "shumë larg".

alexei navalny

Sondazh

Poll