Aktualitet

"Tani po rri po bën muhabet," 70-vjeçari rrëfen shkakun e dhunimit: Durim Koçi më goditi pas një përplasjeje me gruan e tij

Në pamje dukej 40-vjeçari Durim Koçi i cili godet rojen e shkollës 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”.

16 Shkurt 2024, 14:25 Nga N.F
"Tani po rri po bën muhabet," 70-vjeçari rrëfen
Pamje nga dhunimi

ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dhunim e rojes në Elbasan. Mbrëmjen e djeshme kreu i PD-së, Sali Berisha ndau në rrjetin e tij social "Facebook" pamje nga momenti i dhunimit. Në pamje dukej 40-vjeçari Durim Koçi i cili godet rojen e shkollës 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”. Në lidhje me ngjarjen roja 70-vjeçar ka dhënë detaje nga ngjarja në një intervistë për Report Tv ku sipas tij dhunimi është regjistruar pas një përplasjeje me gruan e 40-vjeçarit.

Bashkëshortja e Durimit shkoi në shkollë para se te mbaronte orari mësim për të marr fëmijën pasi do lëvizte në një punë urgjente. Ndërsa orari mësimor kishte mbaruar për të gjithë dhe të gjithë fëmijët kanë dalë jashtë, bashkëshortja e Durimit ka qëndruar në oborr duke biseduar me fëmijë të tjerë. Sipas dëshmisë së rojes ai i ka thënë gruas së 40-vjeçarit se pse po bën muhabet kur kishte një punë urgjente.

"Po ti sikur e patë urgjente dhe tani po rri po bën muhabet," i tha roja gruas së 40-vjeçarit.

"Pas kësaj bashkëshortja e Durim Koçit më ka ofenduar dhe më pas ka ikur. Pas rreth 1 orë në oborrin e shkollës ka mbërritur i nervozuar Durim Koçi për të biseduar me mua në lidhje me atë problem," shtoi 70-vjeçari.

Roja i ka shpjeguar situatën dhe më pas i ka kërkuar të ikin te drejtoresha, por ai nuk kanë pranuar.

"Pas këtij debati Durim Koçi më ka ofenduar dhe më pas goditur," tha roja.

durim koçi dhunim elbasan shkolla “qamil guranjaku”.

Sondazh

Poll