Politike

Nis takimi mes partive të opozitës për krijimin e konfederatës

Kjo Federatë do të krijohet sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”.

16 Shkurt 2024, 12:06 Nga N.F
Nis takimi mes partive të opozitës për krijimin e
Pamje nga takimi

TIRANË- Ka nisur takimi mes partive të opozitës për nënshkrimin e marrëveshjes që do të sjellë krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar. Në këtë federatë do të marrin pjesë Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Balli Kombëtar Demokrat dhe Partia Fryma e Re Demokratike. Ndërkohë që bëhet me dije se ftesa për të marrë pjesë në këtë federatë i është bërë edhe Partise Demokratike të vulës, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë konformim apo refuzim nga Lulzim Basha.  

Kjo Federatë do të krijohet sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”. Dy prioritetet kryesore të kësaj Federate janë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe nevoja për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale në Shqipëri.

federata e bashkuar e opozites

Sondazh

Poll