Bota

Stoltenberg: NATO dhe Ukraina do të hapin një qendër të përbashkët trajnimi në Poloni

Ai shtoi se aleatët ende nuk kanë rënë dakord për detaje të mëtejshme në lidhje me planin.

16 Shkurt 2024, 08:14 Nga N.F
Stoltenberg: NATO dhe Ukraina do të hapin një qendër të
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një konference për shtyp në Bruksel ka njoftuar se NATO dhe Ukraina do të krijojnë një qendër të përbashkët analizimi, trajnimi, dhe edukimi në Poloni.

“Sot ne vendosëm të krijojmë një qendër të përbashkët analize, trajnimi, dhe edukimi NATO-Ukrainë në Bydgoszcz, Poloni”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se aleatët ende nuk kanë rënë dakord për detaje të mëtejshme në lidhje me planin.


“Kjo do t’i lejojë Ukrainës të ndajë mësimet e nxjerra nga lufta e Rusisë dhe do të krijojë një strukturë që forcat ukrainase të mësojnë dhe të stërviten së bashku me homologët e tyre aleatë. Ajo që kemi marrë tani është vendimi politik dhe pastaj do ta zbatojmë atë vendim në javët dhe muajt e ardhshëm. Vendimi i sotëm është fillimi i procesit”, tha sekretari.

Stoltenberg gjithashtu ka theksuar se ekspertët e NATO-s po punojnë mbi detajet dhe kornizën për t’u trajnuar me trupat aleate.

nato jens stoltenberg ukraina bruksel

Sondazh

Poll