Politike

Rama në konferencë me Blinken: Jemi të nderuar nga vizita juaj, jeni Sekretari i 6 i Shtetit që vizitoni Shqipërinë

Po ashtu Rama ka theksuar se fakti që Blinken ka gjetur kohë për të vizituar vendin tonë është shenjë e rëndësishme të miqësisë dhe të vlerësimit. 

15 Shkurt 2024, 17:38 Nga I.A
Rama në konferencë me Blinken: Jemi të nderuar nga vizita juaj,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë është i nderuar nga vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken ditën e sotme. Gjatë konferencës për mediat, Rama theksoi se Blinken është Sekretari i 6 i Shtetit që viziton Shqipërinë gjatë historisë së saj. Po ashtu Rama ka theksuar se fakti që Blinken ka gjetur kohë për të vizituar vendin tonë është shenjë e rëndësishme të miqësisë dhe të vlerësimit. 

"Është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dita kur një sekretar i Shtetit viziton vendin tonë dhe në llogarinë tonë ju jeni i gjashti por këtë herë ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë pasi jemi shumë të vetëdijshëm për këtë situatë të trazuar. Fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë por edhe vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni," tha Rama.

edi rama antony blinken antony blinken ne tirane

Sondazh

Poll