Politike

Blinken përmend shqiptarët që kanë bërë histori në botë: Nga Dua Lipa te Mira Murati

Gjatë konferencës te Piramida, Blinken u shpreh se sheh një lidhje të fuqishme mes vendeve.

15 Shkurt 2024, 15:37 Nga I.A
Blinken përmend shqiptarët që kanë bërë histori
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë fjalës së tij para mediave ka përmendur emra të njohur shqiptar që kanë bërë histori në karrierën e tyre nderkombëtare. Gjatë konferencës te Piramida, Blinken u shpreh se sheh një lidhje të fuqishme mes vendeve.

Ai më tej nuk la pas kualifikimin e Shqipërisë në Europian ku shtoi se ndoshta do të shohë finalen e Euro 2024. Ndër emrat që përmendi ishte edhe Dua Lipa ku u shpreh se gjithe amerikanët po kërcejnë me muzikën e saj.

"Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e kupës europiane.

Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në Neë York është një restorant shqiptar, Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin," u shpreh Blinken.

antony blinken ne tirane dua lipa

Sondazh

Poll