Politike

Zgjati vetëm pak minuta/ Blinken takohet me Dumanin dhe zyrtarë të tjerë të Drejtësisë në vend

Pak para takimit në Piramidë, Blinken është takuar për disa minuta me kreun e SPAK, Altin Dumani, kreun e gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe kreun e ILD, Artur Metani. 

15 Shkurt 2024, 16:16 Nga I.A
Zgjati vetëm pak minuta/ Blinken takohet me Dumanin dhe zyrtarë
Makina e Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar sot me përfaqësues të drejtësisë në Tiranë. Pak para takimit në Piramidë, Blinken është takuar për disa minuta me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe përfaqësues të lartë të Drejtësisë në vend.

Mes të pranishmëve në takim ishin kreu i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe kreu i ILD-së, Artur Metani. Takimi zgjati vetëm disa minuta, sepse më pas u mbajt konferenca për mediat me kryeministrin Rama.

antony blinken altin dumani antony blinken ne tirane

Sondazh

Poll