Politike

Vizita e Antony Blinken në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare

Deri më tani, Blinken ka zhvilluar takime në ambasadën amerikane dhe me presidentin Bajram Begaj. Ndërkohë pritet të zhvillohen takime edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama. 

15 Shkurt 2024, 15:21 Nga r.ll
Vizita e Antony Blinken në Tiranë jehonë në mediat
antony blinken

TIRANË- Vizita e sekretarit amerikan, Antony Blinken në Tiranë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. 

"Fox News", "The Washington Post", "abcNEWS" dhe disa të tjera i kanë kushtuar artikull vizitës së Blinken në Shqipëri për riafirmimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“ABCNews” shkruan se vizita synon riafirmimin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me aleatin kyç të Ballkanit, që mbështet Ukrainën në përballjen me Rusinë. 

"Foxnews" shkruan se vizita e Blinken në Tiranë vjen mes rritjes së tensioneve rajonale nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Nga ana tjetër edhe "The Washington Post" shkruan: "Sekretari amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë, një aleat kyç rajonal që kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian". Deri më tani, Blinken ka zhvilluar takime në ambasadën amerikane dhe me presidentin Bajram Begaj. Ndërkohë pritet të zhvillohen takime edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama. 

Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të. Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend. 

antony blinken ne tirane

Sondazh

Poll