Politike

Blinken: Piramida është e mbushur me dritë, e ndjej ngrohtësinë këtu

Po ashtu Blinken theksoi se Piramida u rindërtua me një investim shqiptaro-amerikan. 

15 Shkurt 2024, 15:28 Nga I.A
Blinken: Piramida është e mbushur me dritë, e ndjej
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se Shqipëria ka bërë shumë përparime që nga koha kur ishte nën periudhën e diktaturës. Duke folur për mediat nga Piramida, Blinken theksoi se në këtë vend, ndihet ngrohtësia dhe se Piramida është vend i mbushur me dritë dhe të ardhme. Po ashtu Blinken theksoi se Piramida u rindërtua me një investim shqiptaro-amerikan. 

"Mirëdita të gjithëve, ju falenderoj për një mikëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë këtu. Është një moment i rëndësishëm dhe një vlerësim për punën tuaj. Falenderoj zotin David për të gjithë punët e ambasadës dhe Edi për mbështetjen dhe ngjyrat që i ka dhënë Tiranës gjatë kohës që ka që kryetar i bashkisë. Më kanë thënë njerëz që kjo ndërtesë tregon i dedikohet një diktatori që i çoi shqiptarët në fushat e përqendrimit. Por sot shikoni rreth e rrotull, ky vend është mbushur me dritë, ka kafe, është një simbol i gjallë, i të tanishmes. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e fondit shqiptaro-amerikan. Vitin e kaluar një numër rekord vizituar Shqipërinë dhe ekipi i futbollit u kualifikua," tha Blinken.

antony blinken ne tirane antony blinken

Sondazh

Poll